Kyresore » 2012 » Maj » 18 » Ekipi i vitit në La Liga
0:42 AM
Ekipi i vitit në La Liga
Real Madridi fitoi titullin e kampionit në La Liga. Si rezultat, lexuesit e të përditshmes sportive spanjolle Marca kanë votuar për ekipin më të mirë të vitit në Spanjë, ku dominojnë futbollistët e Realit dhe ata të Barcelonës.Kampionati në La Liga mori fund fundjavën e shkuar nën hijen e suksesit të Real Madridit. Si rezultat, pesë futbollistë të gjigantit madrilen janë zgjedhur në ekipin më të mirë të vitit nga lexuesit e gazetës Marca. Skuadra kompletohet edhe nga katër anëtarë të Barcelonës dhe një i Athletic Bilbaos dhe Atletico Madridit.Real Madridi fitoi titullin e kampionit në La Liga. Si rezultat, lexuesit e të përditshmes sportive spanjolle Marca kanë votuar për ekipin më të mirë të vitit në Spanjë, ku dominojnë futbollistët e Realit dhe ata të Barcelonës.

Në njëmbëdhjetëshin më të mirë të edicionit në La Liga votuan mbi 73 mijë lexues, kurse në ekip gjenden pesë anëtarë të Realit, katër të Barcelonës dhe një nga Athletic Bilbao dhe Atletico Madrid.

Në formacionin 3-4-3 në portë gjendet Iker Casillas, ndërsa repartin defanziv e përbëjnë Sergio Ramos, Carles Puyol dhe Javi Martinez. Në mesfushë janë Mesut Ozil, Xabi Alonso, Xavi dhe Andres Iniesta, kurse reparti sulmues përbëhet nga treshja e ëndrrave, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Radamel Falcao. Këta tre të fundit në edicionin e kaluar në La Liga realizuan bashkërisht 120 gola.

Baptista, goli më i bukur

Shënimi spektakolar i sulmuesit të Malagas, Baptista në fitoren 3-2 ndaj Getafes në tetor të vitit të kaluar është zgjedhur si goli më i bukur i sezonit të sapo përfunduar në La Liga.

Lexuesit e ueb faqes së Marcas zgjodhën shënimin e Baptistas me gërshërë si më të bukurin në edicionin e fundit. Braziliani i njohur si "bisha’ kërceu në mënyrë akrobatike dhe me gërshërë e dërgoi topin në rrjet, duke ia siguruar fitoren skuadrës së tij në minutat shtesë.

Bastoret favorizojnë Realin

Real Madridi është favorit për të mbrojtur titullin e kampionit në La Liga. Kompania e njohur e basteve Bwin i ka ndarë kuotën 1.60 triumfit të madrilenëve në edicionin e ardhshëm. Kurse, suksesi i Barcelonës ka kuotën 2.25.

Në vendin e 3-të është kuotuar Malaga me kuotën 50, Valencia me 81, pastaj janë Sevilla dhe Athletico Madrid me 151, Levante me 1001 dhe Espanyl e Betis me 1501. Interesante janë edhe kuotat për garën për golashënuesin më të mirë apo siç quhet Pichichi.

Reali kampion, kurse Ronaldo ‘realizuesi më i mirë’ paguhet në 2.40. Kurse Barcelona triumfuese dhe Lionel Messi golashënuesi më i mirë vlen 3.30.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus