Kyresore » 2012 » Prill » 21 » “El Clasico” vendos titullin kampion
10:22 AM
“El Clasico” vendos titullin kampion
Do te luhen sot 4 takime te vlefshme per javen e 34 te Primiera Division. Ndeshja me e rendesishme eshte El Clasico ndermjet Barcelones dhe Real Madrid. Nje ndeshje qe mund te vendose dhe fatin e titullit kampion ne Spanje. Gijon do te prese ne fushen e saj Rayo Vallecano . Vendasit kerkojne pike per te qendruar ne Primera. Ne 22.30 Sevilla do te prese ne fushen e saj skuadren e Levante e cila shpreson per nje vend ne Champions League. 
Mallorca - Zaragoza
Vendasit e kane siguruar qendrimin ne Primera pasi kane arritur ne kuoten e 40 pikeve. Perballe do te kene skuadren e Zaragoza e cila gjendet ne mes te luftes per mbijetese. Skuadra mike renditet ne vendin e 18 dhe ka grumbulluar 31 pike. Mallorca ne 3 ndeshjet e fundit ka arritur 1 barazim, 1 fitore dhe 1 humbje.
Zaragoza vjen pas 2 humbjesh dhe fitores se arritur javen e kaluar kunder Granada me rezultatin 1-0. Miqte vijne me synimin per te marre 3 pike qe do ta ndihmojne shume ne luften per qendrimin ne Primera.
Formacionet e mundshme
Mallorca: Aouate-Cenderos, Joo Victor, Ramis, Pablo Caceres-Tissone, Pina-Castro, Alfaro, Nsue-Victor
Trajner: Caparros
Zaragoza: Roberto-Paredes, Mateos, Da Silva, Lanzaro-Abraham, Dujmovic-Luis Garcia, Apono, Lafita-Postiga
Trajner: Jimenez

Gijon - Rayo Vallecano
Skuadra e Gijon renditet ne vendin e 19 dhe ka 28 pike. Gijon e drejtuar nga Clemente duket se nuk ka me shanse per te qendruar ne Primera pasi eshte larg 8 pike nga veni i 17. Ne 3 ndeshjet e fundit Gijon ka pesuar 2 humbje dhe ka arritur te fitoje ne perballjen kunder Levante me rezultatin 3-2.
Rayo renditet ne vendin e 14 dhe ka 40 pike. Skuadra madrilene ka siguruar qendrimin ne Primera per sezonin e ardhshem. Ne 3 ndeshjet e fundit Rayo ka fituar kunder Osasuna me rezultatin 6-0 dhe eshte mundur nga Valencia 4-1 dhe nga Atletiko Madrid 0-1.
Formacionet e mundshme
Gijon: Juan Pablo-Pedro Orfil, Gregory, Botia, Damian Suarez-Lora, Nacho-De Las Cuevas, Andre Castro, Trejo-Colunga
Trajner: Clemente
Rayo: Joel-Xasado, Raul Bravo, Pulido, Rober-Trashorras, Movilla-Lass, Michu, Piti-Diego Costa
Trajner: Sandoval Huertas

Sevilla-Levante
Skuadra e Sevilla renditet ne vendin e 9 dhe kane grumbulluar 45 pike. Vendasit shpresojne ne nje kualifikim per ne Europa League pasi diferenca nga vendi i 6 eshte vetem 1 pike. Ne 3 ndeshjet e fundit Sevilla ka pesuar 2 humbje dhe ka fituar ne perballjen kunder Zaragoza 2 jave me pare.
Levante vjen ne kete perballje pas humbjes me Barcelonen fundjaven e kaluar dhe asaj kunder Gijon. Fitorja e fundit qe skuadra e Levante ka arritur ka qene ajo kunder Atletiko Madrid me rezultatin 2-0. Miqte kane nje enderr, te kualifikon ne Champions League. Levante renditet ne vendin e 5 dhe eshte 3 pike larg Malaga qe renditet ne vendin e 4.
Formacionet e mundshme
Sevilla: Javi Varas-Coke, Fazio, Escude, Navarro-Trochowski, Medel-Luna, Manu Del Moral, Jesus Navas-Negredo
Trajner: Michel
Levante: Munua-Pedro Lopez, Ballesteros, Cabral, Botehlo-Xavi Torres, Iborra-Valdo, Barkero, Juanlu-Kone
Trajner: Martinez

Barcelona-Real Madrid
Ndeshja me e rendesishme e kampionatit spanjoll. El Clasico ku e gjithe bota ndahet ne 2 pjese. Barcelona qe kerkon te mposhte Real dhe te ngushtoje diferencen ne 1 pike dhe Mourinho qe kerkon te thyeje hegjemonine katalanase qe ka fituar 3 kampionate radhazi ne Spanje. Ne mesjave ne gjysmefinalet e Champions League te dy keto ekipe pesuan humbje por dukej se te gjithe lojtaret mendonin per sfiden e sotme. Per Barcelonen eshte ne dyshim Sanchez i cili eshte demtuar ne ndeshjen kunder Chelsea. Pique duket se do te jete i pranishem ne fushen e lojes ne El Clasico numer 219. Ne fazen e pare ndeshja perfundoi me fitoren e katalanasve me rezultatin 1-3.
Per Real humbja kunder Barcelones ne Bernabeu ishte dhe humbja e vetme qe ka pesuar nga 10 dhjetori dhe deri me tani ne Primera Division. Skuadra e Real kishte nje avantazh prej 10 pikesh por barazimet kunder Villarreal, Malaga dhe Valencia kane bere qe tani te jene vetem 4 pike larg. Trajneri Mourinho do te aktivizoje qe nga minuta e pare mbrojtesin Marcelo. Ndeshja e dobet e Coentrao kunder Bayern ka bere qe portugezi te ule ne stol bashkepatriotin e tij.
Te vecanta
Barcelona ka nje seri pozitive ndeshjesh ku ka fituar 11 takime radhazi ne Primera Division. Ne te gjitha kompeticionet skuadra katalanase ka realizuar 167 gola deri me tani qe jane 15 me pak se sa kane shenuar sezonin e kaluar. Barca nuk njeh humbje ne Camp Nou qe prej 54 ndeshjesh.
Real Madrid nuk njeh humbje ne kampionat qe prej 10 dhjetorit te vitit te kaluar. Ne 18 ndeshjet e zhvilluara qe prej kesaj date skuadra e Mourinho ka fituar 15 takime dhe ka barazuar 3. Fitorja e fundit e Real kunder Barcelones ne kampionat eshte arritur ne vitin 2008. Qe nga ky vit Real ka pesuar 6 humbje dhe ka barazuar 1 takim. Nese skuadra e Real shenon 1 gol ne ndeshjen e sotme atehere do te thyeje rekordin e sezonit 1989-90 ku nen drejtimin e John Toshack realizoi 107 gola ne sezon.
Formacionet e mundshme
Barcelona: Valdes, Alves, Pique, Mascherano, Puyol, Xavi, Busquets, Iniesta, Fabregas, Messi, Pedro
Trajner: Guardiola
Real Madrid: Casillas, Arbeloa, Pepe, Ramos, Marcelo, Khedira, Alonso, Ozil, Kaka, Ronaldo, Benzema
Trajner: Mourinho

Te shtunen
Mallorca - Zaragoza
Gijon - Rayo Vallecano
Barcelona - Real Madrid
Sevilla - Levante
Te dielen
Granada - Getafe
Real Sociedad - Villarreal
Racing Santander - Athletic Bilbao
Atletico Madrid - Espanyol
Valencia - Real Betis
Te henen
Osasuna - Malaga
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus