Kyresore » 2012 » Dhjetor » 3 » El Shaarawy: Ikja e Cassano dhe Ibrahimovic me ka ndihmuar !
4:16 PM
El Shaarawy: Ikja e Cassano dhe Ibrahimovic me ka ndihmuar !
Sulmuesi në top formë i Milanit, Stephan El Shaarawy, ka thënë se largimet e Zlatan Ibrahimovicit dhe Antonio Cassanos gjatë verës, i kanë dhënë hapësirë e duhur atij.El Shaarawy po gëzon një formë të jashtëzakonshme këtë stinor dhe po bombardon golat e pothuajse çdo kundërshtari që po i del përpara. Ai deri më tani ka shënuar 12 gola në 15 paraqitje në Serie A dhe gjithashtu ka shënuar dy gola në Ligën e Kampionëve."Me largimet e Ibrahimovicit dhe Cassanos, u larguan dy sulmues të mëdhenj dhe tani unë kam hapësirë më shumë. E kam filluar sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe jam pjekur shumë”, ka thënë El Shaarawy në faqen zyrtare të Uefa-së.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus