Kyresore » 2012 » Maj » 25 » Emocione, lot e gol në lamtumirën e kosovarëve me Baselin
12:57 PM
Emocione, lot e gol në lamtumirën e kosovarëve me Baselin
Xherdan Shaqiri realizoi një gol të bukur dhe iu gëzua atij. Mirëpo, gëzimi nuk ishte aq i madh, pasi që ai ishte në dijeni se po luante ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Baselit. Shaqiri realizoi golin e vetëm në humbjen që Baseli e pësoi të mërkurën para tifozëve të vet nga Young Boys Berni me rezultatin 2:1. Mesfushori 20-vjeçar luajti 62 minuta dhe me t'u zëvendësuar ai shpalosi një shkrim në fanellën e tij të brendshme që thoshte: "Faleminderit për besnikërinë tuaj". Këtë mesazh ua dedikoi tifozëve të Baselit. Gjithë futbollistët e Baselit u mblodhën për të përshëndetur yllin zviceran. Shaqiri nga edicioni i ardhshëm do të jetë pjesë e gjigantit gjerman Bayern Muenchen. Shaqiri nuk mundi të përmbajë emocionet dhe në sytë e tij shiheshin edhe ca pika loti. 

Shaqiri nuk ishte shqiptari i vetëm që zhvilloi të mërkurën ndeshjen e fundit me fanellën e Baselit. Po ashtu edhe Granit Xhaka luajti për herë të fundit me fanellën e gjigantit zviceran. Ai u paraqit tërë ndeshjen, ndërsa edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës gjermane Borussia Moenchengladbach. Edhe ai pati fanellën me mesazhin e njëjtë sikurse Shaqiri.

Bilanci i Shaqirit në tre vjet te Baseli, është tre tituj të Zvicrës dhe dy Kupa. Ndërkohë Xhaka për dy vjet ka fituar dy tituj të Zvicrës dhe një Kupë.

"Mezi pres të shoh se si është të luash kundër Xherdanit. Ne kemi bërë pakt që të ndërrojmë fanellat në ndeshjen tonë të parë si kundërshtar", ka thënë Xhaka, shkruan "Basler Zeitung" të enjten.

Baseli vetëm nga dyshja kosovare ka përfituar 20 milionë euro. Shuma e dëmshpërblimit të Shaqirit në Bayern mendohet të jetë 11.5 milionë euro, derisa ajo e Xhakës në Gladbach 8.5 milionë euro, që është edhe rekord për klubin gjerman, kur bëhet fjalë për blerje.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus