Kyresore » 2012 » Maj » 30 » Emre firmos me Atletico Madridin
1:54 PM
Emre firmos me Atletico Madridin
Skuadra e Atletico Madridit ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit të Përfaqësueses së Turqisë, Belozoglu Emre, shkruan të martën "AS". Emre tek Atletico është transferuar si futbollist i lirë, pasi këtë verë i skadon kontrata me Fenerbahçen. Mesfushori turk me Atletico Madridin ka firmosur deri në verën e vitit 2014. Emre do të jetë futbollisti i dytë turk tek Atletico pas Arda Turanit, i cili këtë edicion fitoi Europa League me ekipin spanjoll. "Emre i ka të gjitha cilësitë për të qenë i suksesshëm te Atletico. Ka përvojë të madhe dhe do të jetë shumë i rëndësishëm për ekipin tonë", ka thënë Turan 25-vjeçar.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus