Kyresore » 2012 » Prill » 28 » Ëndrra e Henri: Trajner te Arsenali!
10:33 AM
Ëndrra e Henri: Trajner te Arsenali!
Ish-sulmuesi i Arsenalit, Tierri Henri, ka zbuluar se do të ishte një "ëndërr” të kthehej te ish-skuadra e tij si trajner. Futbollisti 34 vjeçar i Nju Jork Red Bulls është në fundin e karrierës së tij si lojtar dhe ka filluar që tani të mendojë se çfarë do të bëjë pasi të lërë përfundimisht katërkëndorin e gjelbër.I pyetur nga "USA Today” nëse ai do të merrte ndonjëherë në konsideratë hyrjen në botën e trajnerëve ai u përgjigj: "E dini çfarë? Ka shumë mundësi ta bëjë një gjë të tillë!”.
"Tani a do të jem një trajner i mirë? Këtë nuk mund ta dish asnjëherë. Të them të drejtën nuk e di mirë nëse do të zgjedh këtë rrugë. Por e di që me siguri do të vazhdoj të jem pjesë e futbollit. Ndaj pse të mos bëhem trajner!”.

"Të gjithë e dinë dashurinë që ndjej për Arsenalin ndaj nuk është nevoja ta tregoj se ku do të dëshiroja të drejtoja. Kjo është ëndrra ime!”, ka shpjeguar futbollisti francez.

Henri ka luajtur për Arsenalin nga viti 1999 deri në vitin 2007, duke larguar më pas drejt Barcelonës. Ai u kthye të klubi anglez gjatë janarit në formë huazimi, duke shënuar 2 gola në 4 ndeshjet e kampionatit ku u aktivizua për "topçinjtë”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus