Kyresore » 2012 » Prill » 11 » Enrique nuk largohet nga Roma
5:37 PM
Enrique nuk largohet nga Roma
Luis enriqueTrajneri spanjoll, Luis Enrique, ka insistuar se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqjen nga skuadra e Romës, njoftojnë mediumet italiane të martën. Enrique ka pranuar se humbja e fundit 4:0 nga skuadra e Lecces ishte poshtëruese, por ka insistuar se do të qëndrojë për t'i përmirësuar gabimet. "Nuk largohem në asnjë mënyrë. Jam krenar që jam trajner i Romës dhe me këtë skuadër kam plane të mëdha për të ardhmen", është shprehur Enrique, i cili këtë edicion me Romën ka regjistruar pesë fitore e gjashtë humbje në 11 ndeshjet e fundit. "Jam i bindur se do ta arrijmë synimin që e kemi këtë edicion, një vend në Europa League për edicionin tjetër", tha ai. Enrique te Roma kaloi para fillimit të këtij edicioni nga skuadra e dytë e Barcelonës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus