Kyresore » 2012 » Korrik » 4 » Ferguson:Man. United kerkon te transferoje edhe 2 lojtare
1:19 PM
Ferguson:Man. United kerkon te transferoje edhe 2 lojtare
"Tottenham Hotspur eshte nje skuader e madhe me nje tradite te gjate dhe tifozeri fantastike, brenda dhe jashte fushe. Une ndihem mjaft i privilegjuar qe do te jem trajneri i tyre”
Tekniku i Manchester Unitedit, Alex Ferguson kerkon te beje edhe dy nenshkrime te tjera, pasi kerkon t’i rrembeje titullin kampion Manchester Cityt sezonin qe vjen. "Djajte” jane perforcuar me ardhjen e Shinji Kagawas nga Borussia Dortmund per 13 milion paund dhe nga transferimi i Nick Pawell, i cili luante per Crewe. Manchesteri United tashme eshte duke gjurmuar edhe Luka Modricin e Tottenhamit, James Rodriguezin e Portos dhe Joao Moutinhon. Ferguson po shpreson qe te kryeje te pakten edhe dy transferime perpara se te mbyllet afati ne fund te gushtit. Ai tha per televizionin e skuadres "MUTV”: "Ne po punojme qe te transferojme nje ose dy lojtare te tjere, por une nuk mund t’ju them asgje me shume se kaq per te qene i sinqerte. Ne gjithmone perpiqemi qe ta perfundojme me sukses kete hap dhe t’ia dalim mbane per te fituar trofeun ne fund te sezonit. Kemi arritur te mbyllim me sukses marreveshjet me Shinji Kagawan dhe Nick Pawellim, te cilet per ne kane qene dy nenshkrime mjaft cilesore. Kur je duke bere marreveshje emergjente me skuadrat e tjera dhe keto zgjasin shume kohe, ne nuk mund te presim duke kryqezuar gishtat, ndaj po nxitojme te gjejme lojtaret e duhur dhe transferime te cilat mund te realizohen me shpejt,” perfundoi ai.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus