Kyresore » 2012 » Shtator » 6 » Eshli Kol pranë largimit nga Çelsi
11:43 AM
Eshli Kol pranë largimit nga Çelsi
Eshli Kol është gati t’i japë lamtumirën Çelsit pasi klubi i ka afruar atij vetëm një kontratë njëvjeçare për zgjatjen e asaj akzistuese që përfundon në fund të këtij sezoni. Për futbollistin e kombëtares angleze, nuk duket e largët hipoteza kur ai mund të largohet falas drejt një skuadre tjetër.Një burim brenda klubit londinez ka zbuluar për "The Sun” se si ka evoluar situata rreth rinovimit të mbrojtësit të majtë të kombëtares angleze."Abramoviç ka vendosur një rregull që çdo futbollisti mbi moshën 30 vjeç duhet t’i bëhet rinovimi i kontratës vetëm për një vit. Por në rastin e Eshli Kol kjo është një çmenduri. Të gjithë e dinë që ai është mbrojtësi i majtë më i mirë në botë”.

"Ai stërvitet shumë, kujdeset për veten dhe mund të luajë në këtë nivel për shumë vite në vazhdim. Nuk ka klub në botë që nuk do ta dëshironte Eshlin, për më tepër duke e marrë si lojtar me parametër zero”.

Kol u largua në vitin 2006 nga Arsenali duke deklaruar se për pak sa nuk ishte përplasur me makinë nga tronditja kur ish-klubi i ofroi një rrogë prej vetëm 55 mijë paund në javë. Por tani nuk dihet nëse 31 vjeçari do të zgjedhë përsëri thirrjen e parave apo projektin sportiv.

Trajneri i Real Madrid, Zhoze Murinjo, është një admirues i madh i futbollistit, por paratë e PSZH apo klubeve ruse mund të bëjnë diferencën nëse ai kërkon një rrogë më të mirë në vitet e fundit të karrierës së tij. Lojtari shpresonte që Çelsi t’i ofronte një kontratë afatagjatë dhe të mbyllte në Londër karrierën e tij, por duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus