Kyresore » 2012 » Prill » 15 » Espanjol shkatërron Valencian
8:59 PM
Espanjol shkatërron Valencian
Kampionati "tjetër” spanjoll, ai ku nuk bën pjesë Real Madrid dhe Barcelona, vazhdon më i ethshëm se kurrë, me një luftë të ndezur mes skuadrave për të siguruar pjesëmarrjen në Evropë. Gara e Ligës së Kampioneve që dukej e fituar nga Valencia dhe Malaga, çuditërisht është hapur edhe një herë pas hapave të gabuar të këtyre dy skuadrave që u kanë dhënë një shans tjetër ndjekësve t’u afrohen. Valencia është shkatërruar 4-0 në fushën e Espanjolit, në një takim të dominuar tërësisht nga vendasit. Dukej qartë që skuadra e Unai Emeri e kishte më shumë mendjen të ndeshja e Europa League ku do të synojë kualifikimin në finalen e turneut e për këtë arsye i ka dhënë më pak rëndësi kampionatit duke e menduar thuajse të zgjidhur situatën në renditje.Nuk ka mundur të përfitojë Malaga, që ka mbetur në vendin e katërt pas një barazimi zhgënjyes në shtëpi përballë Real Sociedad që nuk lufton praktikisht për asgjë në këtë sezon. Vendasit kaluan në avantazh me anë të Isko por një gol i Ksabi Prieto në fillimin e pjesës së dytë rezultoi vendimtar për rezultatin përfundimtar 1-1 mes dy skuadrave.Falë edhe fitores së Atletik Bilbao ndaj Majorkës, tani është krijuar një grup prej 5 skuadrash që në javët e mbetura mund të tentojë të ngjitet në dy vende që të çojnë në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.
Rezultatet

Espanjol-Valencia 4-0

23′ Gomez, 30′ Verdu, 58′ Alvaro, 80′ Uçe

Betis-Osasuna 1-0

32′ Ruben Kastro

Malaga-Real Sociedad 1-1

16′ Isko / 49′ Ksabi Prieto

Saragoza-Granada 1-0

6′ Dujmoviç

Vijareal-Santander 1-1

46′ Perez / 90′ Akosta

A. Bilbao-Majorka 1-0

13′ Lorente

Renditja

Real Madrid 85, Barcelona 81, Valencia 52, Malaga 51, Levante 48, Osasuna 46, Espanjol 45, Sevilja 45, Atletik Bilbao 45, Atletiko Madrid 42, Getafe 42, Betis 42, Rajo Vajekano 40, Majorka 40, Real Sociedad 39, Granada 36, Vijareal 36, Saragoza 31, Sporting Gijon 28, Racing Santander 26.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus