Kyresore » 2012 » Maj » 24 » Eto'o-Lavezzi, 2 objektivat e PSG
4:20 PM
Eto'o-Lavezzi, 2 objektivat e PSG
Paris Saint Germain i Leonardo dhe Carlo Ancelotti, pasi nuk mundën të fitonin kampionatin francez edhe pse bën blerje të shtrenjta gjatë sezonit 2011-2012, kërkon të bëjë një paraqitje dinjitoze në Champions League sezonin e ardhshëm.Sheikët, pronar të klubit parizien, kanë ndërmend të investojnë me blerje të reja dhe një prej objektivave të tyre është sulmuesi kamerunas i Anzhi, dhe ish-i i Barcelonës dhe Inter, Samuel Eto'o. Por për momentin, objektiv primar mbetet argjentinasi i Napolit, Ezequiel Lavezzi, i cili kërkohet me ngulm edhe nga klubi i Inter.Vetëm pasi të kenë marrë një përgjigje përfundimtare për numrin 22 të Napolit, PSG do të tentojë të sjellë në skaudër një sulmues të një klasi botëror, me karakteristika të ngjashme me bomberin kamerunas.Javët në vijim do të jenë deçizive përsa i përket merkatos së skuadrës pariziene.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus