Kyresore » 2012 » Qershor » 26 » Euro kush do të jetë "Këpuca e Artë"?
12:41 PM
Euro kush do të jetë "Këpuca e Artë"?
Ka një barazim mes katër konkurrentësh në garën për këpucën e artë të Euro 2012, ndërkohë që gjysmëfinalet kanë marrë formë. Mario Mandzukiç i Kroacisë dhe Alan Dzagoev i Rusisë ishin mes pretendentëve të parë për kurorën e kryegolashënuesit në Euro 2012 pasi e gjetën rrjetën nga tre herë secili në dy ndeshjet e para të skuadrave të tyre. Por asnjëra nga përfaqësueset në të cilat dy futbollistët bëjnë pjesë nuk arriti të kalojë fazën e grupeve, duke i detyruar Mandzukiç dhe Dzagoev të qëndrojnë në këtë kuotë.
Edhe pse të dy mbeten në krye të listës të shënuesëve , janë dhe dy futbollistë të tjerë me të njëjtin numër golash me ta, numër që kanë mundësinë ta rrisin pasi janë protagonistë të gjysëfinaleve e mbi të gjitha në formë të shkëlqyer.

Mario Gomez, autor i 26 golave në Bundesligë për Bayern Munchen, shënoi gjithashtu 3 herë në dy ndeshjet e para të Gjermanisë kundër Portugalisë dhe Hollandës. Gomez ka shansin ti pasurojë numrat e tij edhe pse luajti vetëm dhjetë minuta në çerekfinalen me Greqinë.

Ndërkohë Cristiano Ronaldo, shënues i 40 golave në La Liga me Real Madrid nuk e nisi më së miri në dy ndeshjet e para të Portugalisë diti si të gjejë shkëlqimin më pas. Ishte fenomenal me dygolëshin e tij në fitoren 2-1 të luzitanëve në ndeshjen e tretë të grupit përballë Hollandës, ndërsa shënoi dhe golin e fitores për skuadrën e Paolo Bentos ndaj Republikës Çeke që çoi Portugalinë mes katër skuadrave më të mira të kontinentit.

Por tablo e pretendentëve nuk mbyllet këtu, pasio trioja e Spanjës, Xabi Alonso, Fernando Torres dhe Cesc Fabregas me nga dy gola për kokë , janë gati për një parakalim sensacional.

Kush do të jetë[ "Këpuca e Artë"? Gara vazhdon...
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus