Kyresore » 2012 » Tetor » 19 » Evertoni e Baseli interesohen për Fatos Beqirajn
9:46 AM
Evertoni e Baseli interesohen për Fatos Beqirajn
Sulmuesi kosovar Fatos Beqiraj gjatë afatit kalimtar të janarit mund të përfundojë në Premier Leaguen e Anglisë. Sajti italian "calciomercato.it" të enjten ka raportuar se për futbollistin e Dinamos së Zagrebit interesim është duke treguar skuadra e Evertonit. Sipas të njëjtit burim, për Beqirajn interesim ka shfaqur edhe kampioni i Zvicrës, Baseli."Po rritet numri i admiruesve të Fatos Beqirajt. Pas Baselit edhe Evertoni do të përcjellë me interes paraqitjet e sulmuesit të Dinamo Zagrebit", ka shkruar "calciomercato.it". Beqiraj 24-vjeçar nuk e ka nisur mirë edicionin. Në 17 ndeshjet e deritashme ka realizuar vetëm tri herë. Dy gola realizoi në eliminatore për Ligën e Kampionëve kundër Sheriffit moldav, ndërsa një në ndeshjen kampionale kundër Zagrebit. Edicionin e kaluar Beqiraj ishte sulmuesi kryesor i Dinamos dhe golashënuesi më i mirë i ligës kroate
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus