Kyresore » 2012 » Maj » 17 » Fabio Capello, kandidat për stolin e Chelsea
5:21 PM
Fabio Capello, kandidat për stolin e Chelsea
Gazeta sportive italiane ‘La Gazzetta dello Sport’ publikoi të enjten se ish-trajneri i kombëtares angleze të futbollit, Fabio Capello, do të jetë zëvendësuesi i Roberto Di Matteo në pankinën e Chelsea. Sipas gazetës, opsioni i parë për Roman Abramovich ishte Pep Guardiola, por ish-tekniku i Barcelonës ka vendosur ta bëjë pushim sezonin e ardhshëm pas lodhjes që i shkaktuan 4 vitet me katalanasit.Chelsea është në kërkim të një trajneri me eksperiencë për të udhëhequr një grup futbollistësh "të vështirë” dhe Capello do të shihej me sy të mirë edhe nga kapiteni John Terry, të cilin trajneri italian e mbrojti publikisht kur Federata Angleze i hoqi shiritin e kapitenit për skandalin e racizmit ku u përfshi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus