Kyresore » 2012 » Korrik » 1 » Fabregas ka frikë nga Pirlo dhe Balotelli
12:25 PM
Fabregas ka frikë nga Pirlo dhe Balotelli
Mesfushori i Spanjës, Çesk Fabregas, ka thënë se sulmuesit e Italisë do të paraqesin kërcënim të madh për kombëtaren e tij në finalen e 1 korrikut në Euro 2012, që do të zhvillohet në Kiev."Ne duhet t’i ndalojmë sulmuesit e Italisë, por edhe Pirlon nëse duam ta mbrojmë titullin. Balotelli është një lojtar i madh dhe këtë e tregoi më së miri në sfidën kundër Gjermanisë. Ai shënoi dy gola të mëdhenj në gjysmëfinale. Më ka pëlqyer vërtet shumë mënyra se si ai ka luajtur. Ai do të jetë një kërcënim i madh për ne në finale, ashtu sikurse Antonio Kasano apo ndonjë lojtar tjetër”, ka theksuar Fabregas, për të shtuar: "Ne duam të bëjmë më shumë se historia, sepse e kemi bërë tashmë historinë”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus