Kyresore » 2012 » Maj » 18 » Fabregas premton: Vilanova fitues njesoj si Pep Guardiola
3:45 PM
Fabregas premton: Vilanova fitues njesoj si Pep Guardiola
Mesfushori i Barcelones, Cesk Fabregas eshte vene ne dispozicion te gazetes katalanase "Mundo Deportivo” pavaresisht se ishin oret e para te mengjesit dhe pergjumja ishte evidente. 25-vjecari qe luajti vitin e pare me skuadren e Barcelones ka folur per gjithcka duke filluar qe nga analiza e ketij sezoni qe filloi shume mire per Cesk por nuk perfundoi i tille."Ne te vertete personalisht jam shume i kenaqur me vitin tim te pare ketu. Eshte e vertete qe gjithcka filloi shume mire, pata hapesiren e nevojshme dhe luajta me shume sec prisnin te tjeret pra ne teresi mund ta konsideroj nje sezon pozitiv ne planin personal”.E pa evitueshme ishte pyetja per sistemin lojes se katalanasve, veshtiresite per tu adaptuar me kete menyre loje dhe se cfare ndodhi ne muajin shkurt.
"Duke ardhur nga Arsenali loja e Barces ishte shume e ndryshme. Futbollistet qe jane ketu luajne bashke prej 4 vitesh. Pozicioni im ketu eshte me specifik shume me i studiuar dhe i rafinuar por fakti qe kam luajtur pothuajse 50 ndeshje tregon se jam adaptuar shume shpejt dhe me jep besim. Ishte muaji ku patem me shume te demtuar dhe humbem disi forcen tone. Personalisht isha pak i lodhur pasi nuk isha mesuar te luaja aq shume ndeshje te rendesishme por ne teresi e perseris serish se ishte nje vit shume i mire dhe se jam akoma ne procesin e adaptimit”.Me pas vjen edhe pyetja me e pritur ajo e nderrimit te trajnereve nga Pep Guardiola tek Tito Vilanova qe pavaresisht se kishte 5 vite qe punonte me Pep shume pak e njohin."Perpara se gjithash dua te them se Tito eshte nje njeri shume i mire. Mund te duket si klishe por eshte me te vertete i tille. Ai eshte nje fitues dhe ka te njejtin virtyt si Guardiola, di te marre me te miren nga te gjithe futbollistet, vijoi mesfushori. Nuk dua te bej parashikime, por Barcelona e Titos duket me te ardhme te madhe. Me pelqen kjo vazhdimesi e klubit qe po i jep mundesine Titos ashtu sic beri me Guardiolen per te vazhduar fitimin e trofeve. Guardiola ishte ai qe me donte me cdo kusht ketu por di gjithashtu qe edhe Tito ka vene firmen per transferimin tim ne ‘Camp Nou’”, deklaroi katalanasi.Ne fund pyetja e gazetareve katalanas eshte paksa ngacmuese qe i kujtojne mesfushorit spanjoll ndeshjen e "Stamford Bridge” dhe rastet e humbura qe mund te kishin ndryshuar fatin e gjysmefinaleve."Nuk me ka zene gjumi. Nese do te ndodhte ne fillim te sezonit mbase do ta kaloja me lehte por ka qene me te vertet nje moment shume i veshtire”, perfundoi mesfushori spanjoll.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus