Kyresore » 2012 » Dhjetor » 14 » Falcao, ja "çmenduria" e rradhës e Abramoviç
12:20 PM
Falcao, ja "çmenduria" e rradhës e Abramoviç
Plot 60 milionë euro për Atletico Madrid. 250 mijë euro në javë për Radamel Falcao. Kjo, sipas tabloidit britanik "Daily Mirror", është plani "i çmendur" i rradhës i Roman Abramoviç. Presidenti rus i Chelsea është gati të bëjë gjithçka me qëllim transferimin në "Stamford Bridge" të bomberit kolumbian.Në merkaton e janarit apo atë të verës, kjo nuk dihet por një shifër e tillë jo vetëm që mund ofertën e Manchester City-t por edhe vetë klauzolën që ka vendosur klubi i Atletico Madrid për kartonin e yllit të saj.Radamel Falcao u transferua nga Porto te "Los Colchoneros" për shumën e 40 milionë eurove dhe që sezonin e parë i dha klubit madrilen Europa League dhe SuperKupën e Europës, ndërsa tani me Atleticon që është e dyta në La Liga ka shënuar plot 16 gola duke lënë pas edhe Cristiano Ronaldon.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus