Kyresore » 2012 » Maj » 3 » Falcao mbetet tek Atletico
12:57 PM
Falcao mbetet tek Atletico
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kolumbisë, Radamel Falcao, ka insistuar se edhe në edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Atletico Madridit, shkruan të mërkurën AS. Falcao ka shkëlqyer këtë edicion tek Atletico dhe interesim për transferimin e tij gjatë kësaj vere kanë treguar Real Madrid e Chelsea. "Kam kontratë edhe tre vjet me Atleticon, kështu që e kam ndërmend ta respektoj. Nuk më interesojnë klubet e tjera, pasi jam i lumtur këtu", është shprehur Falcao. "Shpresoj ta ndihmoj ekipin të fitojë këtë edicion Europa League". Falaco para fillimit të këtij edicioni ishte transferuar tek Atletico nga Porto për një dëmshpërblim prej 40 milionë eurosh.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus