Kyresore » 2012 » Tetor » 19 » Falcao nr.9 më i mirë në botë, Reali në shënjestër
9:20 AM
Falcao nr.9 më i mirë në botë, Reali në shënjestër
Gjithcka vërtitet rreth Radamel Falcaos, shifrat e tij në fushë, rezultatet e Atletikos por dhe mendimet e Diego Pablo Simeones. Trajneri i Los Colchoneros e cilëson sulmuesin si numërin 9 më të mirë në botë aktualisht duke vlerësuar punën e jashtëzakonshme të kolumbianit, që e ka ndihmuar të ngjitet në të tilla nivele."Radamel ka punuar shumë për të arritur në këtë nivel. Gjithçka që po ndodh aktualisht është pasojë e përkushtimit të tij ndaj futbollit. Përfundimisht ai është numëri 9 më i mirë i botës dhe shpresoj që të vazhdojë të qëndrojë në të tilla nivele për karakterin, dëshirën dhe virtytet e tij”.26-vjeçari aktualisht ka shënuar tetë gola në tetë ndeshje në Primera Divizion, duke ndihmuar Atletikon e Madridit që të jetë në krye bashkë me Barcelonën. Ndërkohë që dhe me kombëtaren ai po shfaq një formë të jashtëzakonshme në eliminatoret e Botëror Brazil 2014, teksa në ndeshjen e fundit ndaj Paraguajit, shënoi një dy golësh në suksesin e Kolumbisë me rezultatin 2-0. Klauzola e kontratës së blerjes së tij nga Los Colchoneros është aktualisht 60 milion euro.

E përditshmja spanjolle "Marca” shkruante se José Angel Sánchez ka nisur konkatet me menaxherin e sulmuesit kolumbian Jorge Mendes për sulmuesin Falcao, për ta transferuar lojtarin te Reali në qershor të vitit 2013.

Çështja rreth Falcaos është mjaft e komplikuar dhe kjo jo vetëm prej interesimit nga Manchester City apo Chelsea. Një fond investimesh, që zotëron 50 për qind të kartonit të lojtarit, synon të realizojë transferimin e Falcaos në një tjetër skuadër që prej sezonit të ardhshëm.

Kjo do të realizohej për shifrën 55 milionë euro, me fjalë të tjera, vlerën e klauzolës për prishjen e kontratës së "bomberit” me "colchoneros”, e cila do të paguhej në dy këste.

Ashtu siç është e natyrshme, te Atletico Madrid i mohojnë me forcë të gjithë zërat për largimin e futbollistit dhe drejtuesit e klubit këmbëngulin duke thënë "kartoni i Falcao-s zotërohet vetëm nga ne”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus