Kyresore » 2012 » Maj » 13 » Falkao: Platini më tha “Prapë ti?!”
2:43 PM
Falkao: Platini më tha “Prapë ti?!”
Sulmuesi i Atletiko Madrid, Radamel Falkao, tregoi se si presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, filloi të bënte humor me të gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve pas përfundimit të finales së Europa Leaue.Kolumbiani ishte padyshim lojtari më i mirë në fushë duke shënuar dy gola në takimin që skuadra e tij fitoi 3-0 ndaj Atletik Bilbaos, duke i dhënë këtij ekipi trofeun e dytë në tre vitet e fundit.Vetë 26-vjeçari arriti të siguronte trofeun e tij të dytë radhazi, pasi udhëhoqi drejt lavdisë Porton një vit më parë në finalen e luajtur në Dublin, një fakt që nuk i ka shpëtuar presidentit të UEFA-s."Ishim në radhë duke pritur dorëzimin e trofeut”, ka treguar Falkao në adresën e tij në Twitter. "Unë iu afrova të madhit Platini i cili më vendosi medaljen në qafë dhe pastaj e hoqi. E pashë dhe ai më drejtohet: "Prapë ti?!”, para se të më vendoste përfundimisht medaljen në qafë. Më shtrëngoi dorën me buzëqeshje, na dha trofeun dhe aty filloi festa”, ishte tregimi i sulmuesit kolumbian. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus