Kyresore » 2012 » Gusht » 7 » Faullet, Alves ia kalon Pepes
6:50 PM
Faullet, Alves ia kalon Pepes
Mbrojtësi portugez i Real Madrid, Pepe konsiderohet një nga lojtarët më agresivë të kampionatit spanjoll, madje ka parë përpara syve të tij kartonin e kuq më shumë se kushdo tjetër në ndeshjet me Barcelonën. Por, statistikat zyrtare të sezonit të fundit të La Ligas, tregojnë se Dani Alves ka kryer më shumë faulle sesa portugezi. Ndaj mbrojtësit të "Los Blancos" gjyqtarët kanë vërshëllyer 31 herë kundër në sezonin e fundit, ndërsa ndaj atij katalanas plot 53 herë. Po t’u hedhim një sy statistikave të sezonit 2012-2011, Pepe ka bërë akoma më pak ndërhyrje të gabuara (vetëm 24 faulle) ndaj 55 të brazilianit, i cili më shumë se sa një mbrojtës ka detyra sulmi në krahun e tij.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus