Kyresore » 2012 » Gusht » 23 » Federata Zvicerane nuk shet bileta për shqiptarë!
5:05 PM
Federata Zvicerane nuk shet bileta për shqiptarë!
Ndeshja e 11 shtatorit e planifikuar të luhet në Lucern të Zvicrës duket se ka nisur të nxehet akoma pa filluar mirë. Dyndje tifozësh shqiptarë para sporteleve të stadiumit, apo edhe nëpër internet për të kërkuar një biletë janë shumë të mëdha.Federata Zvicerane e Futbollit ka ndarë rreth 800 bileta për tifozët shqiptarë që është afërsisht 5 % të kapacitetit total të stadiumin, aq sa edhe parashihet me rregullore të FIFA-së për ekipin mysafirë.Një tifoz shqiptar A.H. i cili jeton në Zvicër, i ka thënë "Asportit” se biletat e tjera të vëna në treg shiten vetëm për shtetasit zviceran duke treguar se është dashur që ai ta dokumentoj me pasaportë shtetësinë zviceranë për ta blerë biletën.”Federata e Zvicrës njëjta ka verpruar edhe kur ka luajtur me Turqinë, i ka shitur biletat vetëm me pasaportë” ka thënë tifozi i cili ndihet shumë i pakënaqur me trajtimin.

Kjo mund të shihet si një "frikë” e Federatës Zvicerane të Futbollit që stadium i Lucernit mos të mbushet me tifozë shqiptarë . Ndryshe grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares "Tifozat Kuq e Zi” kanë thënë se kanë në dispozicion vetëm 800 bileta e që është shumëfish më pak sesa kërkesa.

Njëri nga organizatorët thotë se ka fluks jashtëzakonisht të madh për të marrë një biletë, meqë tani botërisht dihet se Federata Zvicerane e Futbollit i shet biletat vetëm për shtetasit zviceran, jo edhe për të tjerët. "Ne jemi të shtrënguar që biletat t’i ndajmë vetëm për një pjesë të anëtarëve, pasi na janë dhënë shumë pak bileta në dispozicion, e edhe ato që na janë dhanë janë me çmime të kripura, rreh 45 CHF për një biletë” përfundoi ai.

Ndeshja Zvicër-Shqipëri, zhvillohet më 11 shtator 2012 në stadiumin e Lucernit, i cili ka një kapacitet prej rreth 17.000 ulëseve.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus