Kyresore » 2012 » Mars » 19 » Federer më i miri në Indian Wells
3:22 PM
Federer më i miri në Indian Wells
Tenisti zviceran, Roger Federer ka fituar titullin e tretë këtë vit duke triumfuar në Masters 1000 turneun në Indian Wells. Ai në finale mposhti amerikanin, John Isner i cili kishte mënjanuar në gjysmëfinale numrin një në botë, serbin Novak Djokovic. Federer fitoi setin e parë me tie-break, 7-6, derisa në të dytin e përfundoi lehtë falë thyerjes së shërbimit në fillim të setit i cili përfundoi 6-3. Është titulli i katërt për Federer në Indian Wells, derisa rrugëtimi i tij vazhdon menjëherë këtë javë me ATP turneun në Miami. Ai kishte fituar këtë turne për tri vite radhazi, 2004-2006.

ATP renditja me 19 mars
Novak Djokovic 12670 Serbi
Rafael Nadal 10175 Spanjë
Roger Federer 9350 Zvicër
Andrew Murray 7450 Britani e Madhe
David Ferrer 4700 Spanjë
Jo-Wilfried Tsonga 4535 Francë
Tomas Berdych 3860 Çeki
Mardy Fish 2910 SHBA
Janko Tipsarevic 2730 Serbi
John Isner 2675 SHBA
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus