Kyresore » 2012 » Korrik » 22 » Ferguson: Junajtid, i suksesshëm edhe pa mua!
3:47 PM
Ferguson: Junajtid, i suksesshëm edhe pa mua!
Aleks Ferguson mendon se baza që ai ka lënë te Mançester Junajtid do të bëjë të mundur që edhe pasardhësi i tij të ketë të njëjtat shanse për të qenë i suksesshëm pas largimit të skocezit. Ndonëse skuadra e mbylli sezonin e kaluar pa asnjë trofe, Ferguson mendon se ekipi i tij do të kthehet përsëri në maje, me apo pa të në drejtim."Sigurisht që jeta do të vazhdojë në klub edhe pa praninë time. Mançester Junajtid është një institucion dhe historia e klubit bën të vetën. Kemi tifozë në të gjithë botën dhe kjo rrit pritshmërinë në vetvete”."Por nuk do të jetë një detyrë e vështirë për të më zëvendësuar mua falë strukturës që ekziston në klub. Por besoj se do të kërkohet një trajner me eksperiencë, nuk do të jetë një i ri edhe për shkak të asaj që kërkon vendi i punës. Por cilado qoftë situata, askush nuk do të refuzojë këtë vend pune pasi të largohem unë”, tha skocezi.

70 vjeçari beson se pasardhësi i tij nuk ka një punë të vështirë, duke patur parasysh se ka në dispozicion një numër të madh të rinjsh të talentuar si dhe stadiumin më të madh në kampionatin anglez që garanton të ardhura të mjaftueshme.

"Ky është një klub me baza të shëndosha. Kemi një stadium të madh, ambiente stërvitore dhe shumë lojtarë të rinj. Po ta shihni me vëmendje, mund të hedh në fushë një skuadër me lojtarë 22-23 vjeçarë: De Gea; Rafael, Smalling, Xhons, Evans; Kliverli, Pauell, Çikarito, Lingard; Uellbek dhe Kagaua. Kjo është skuadra e Junajtid për vitet në vazhdim ndaj nuk do të jetë shumë e vështirë të gjendet një zëvendësues për mua”, tregoi Ferguson.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus