Kyresore » 2012 » Prill » 27 » Ferguson: Manchester City po bëhet rival i fortë
10:15 AM
Ferguson: Manchester City po bëhet rival i fortë
Trajneri i Manchester United Aleks Ferguson ka deklaruar se derbi i qytetit me Manchester Cityn që zhvillohet të hënën në mbrëmje, do të vendosë për titullin e kampionit në Ligën Premiere."Ka qenë e shkruar që të ndodhë kësisoj dhe gjithçka rreth titullit të vendoset në këtë ndeshje. E gjithë vëmendja e futbolldashësve, të hënën, do të jetë e përqendruar në këtë ndeshje, por ne e presim këtë sfidë të përgatitur maksimalisht dhe besojmë në epilog pozitiv”, ka theksuar Ferguson. Trajneri i shquar skocez ka pranuar faktin se tashmë Siti po fillon të bëhet rival më i madh sesa Liverpuli.
"Duhet të mësohemi në duelet me Manchester Cityn, pasi në të ardhmen ato do të jenë gjithnjë e më të shpeshta. Tashmë ndeshjet me Sitin po fillojnë të bëhen më të rëndësishme se ato me Liverpulin”, ka shtuar Ferguson.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus