Kyresore » 2012 » Maj » 22 » Fifa pranon kerkesen për miqësore jo pranimin
11:58 PM
Fifa pranon kerkesen për miqësore jo pranimin
Kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës për lejimin e zhvillimit të ndeshjeve miqësore me përfaqësueset e vendeve të cilat e kanë njohur Republikën e Kosovës është miratuar nga drejtuesit e futbollit ndërkombëtar (FIFA), ka bërë të ditur Ali Sen, ish-kryetar i Fenerbahces i afërt me komitetin ekzekutiv të FIFA-s. Ai ka thënë që Kosovës i është lejuar të luajë ndeshje ndërkombëtare derisa ka kërkuar që Kosova ndeshjen e parë miqësore ta zhvilloi pikërisht me shtetin nga vjen ai, Turqia. Megjithatë ky lajm pritet të konfirmohet nesër (e martë ) në kongresin që është duke u mbajtur në Budapest.
Duke e ditur se përfaqësuesja e Kosovës deri më tani kishte problem për zhvillimin e ndeshjeve miqësore, ky lajm është konisderuar fitore për futbollin e Kosovës përkatësisht fillimi i njohjes nga FIFA. Zatën ky edhe ishte qëllimi i FFK-së, e cila ishte treguar e kujdesshme në kërkesën e saj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus