Kyresore » 2012 » Maj » 25 » FIFA shtyn vendimin për Kosovën
5:58 PM
FIFA shtyn vendimin për Kosovën
Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka shtyrë vendimin për të lejuar ose jo Kosovën të luajë ndeshje miqësore me anëtarët e saj, ka bërë të ditur kreu i FIFA-s, Sep Blater. "Do të mbajmë një takim me federatat e shqetësuara, veçanërisht Serbinë, të premten e ardhshme në Cyrih”, ka thënë Bllater në kongresin vjetor të federatës në Budapest.Të martën, komiteti ekzekutiv i FIFA-s ka dhënë miratimin për Kosovën, që të luajë ndeshje miqësore me ekipet e saj kombëtare, transmeton REL.Federata serbe e futbollit ka kundërshtuar fuqishëm vendimin, të cilin sekretari i përgjithshëm i FIFA-s e ka cilësuar si mënyrë për të ndihmuar zhvillimin e futbollit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus