Kyresore » 2012 » Dhjetor » 14 » FIFA vendos përfundimisht: Kosovës i lejohen ndeshjet miqësore
6:59 PM
FIFA vendos përfundimisht: Kosovës i lejohen ndeshjet miqësore
FIFA më në fund i ka hapur rrugën e ndërkombëtarizimit për futbollin kosovar. Sot më 14 dhjetor 2012, KE i FIFA-s ka marrë vendim që Kosovës t’i lejohen zhvillimin e ndeshjeve me grup-moshat e reja(që nënkupton U-15- U-21-23), përfaqësuesen e femrave dhe klubet e futbollit.Me këtë rast kryetari i FFK-së Fadil Vokrri, që aktualisht gjendet në Cyrih, vlerëson pozitivisht këtë vendim të FIFA-s, duke vlerësuar se ky është një hap i madh dhe historik për futbollin e Kosovës, sepse për herë të parë Kosova ka të drejtë të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare, me grup-mosha të reja, përfaqësuesen e femrave dhe klube.Gjithsesi kjo nuk është gjithë ajo që kemi pritur, por ky është një hap tejet i madh drejt hapit final. FFK-ja, do të vazhdojë me ngulm të kërkojë lejimin e ndeshjeve miqësore dhe për Përfaqësuesen A.Por, ky hap sigurisht do të na mundësojë të konsolidojmë përfaqësueset e grup-moshave të reja, Përfaqësuesen e femrave dhe në veçanti ky vendim për klubet e futbollit është i rëndësishëm sepse do të kenë mundësi ta prezantojnë skuadrën e tyre dhe futbollin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, e pse jo edhe në afirmimin e futbollistëve të Kosovës.Po ashtu ky vendim ka peshë të veçantë sepse lejon prezantimin e shtetit të Kosovës me të gjitha atributet. Të hënën KE i FFK-së do të ketë një mbledhje të veçantë ku do të vlerësojë këtë vendim, ndërsa shpresojmë se vendimi do të vijë edhe me shkrim dhe i detajuar nga FIFA. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus