Kyresore » 2012 » Prill » 26 » Finalja, Mourinho: Skuadra e 6 e Premier Ligës me të 2 e Bundesligës
8:43 AM
Finalja, Mourinho: Skuadra e 6 e Premier Ligës me të 2 e Bundesligës
Trajneri i Real Madrid Jose Mourinho nuk e ka fshehur aspak trishtimin për eliminimin nga Liga e Kampioneve. "Është e vështirë për një skuadër të arrijë në dy gjysmë finale në dy vjet dhe për një trajner në gjashtë brenda tetë viteve. Ne e meritonim të vazhdonim. Bayern kishte më shumë fat”, tha Mourinho siç raporton portali Ks-Dardania.Tk. Duke krahasuar Realin me Bayern ai tha se "një gjë është të luash për kampionat dhe një tjetër jo”. Mourinho tha se lojtarët e tij ishin shumë të mirë por se u mungonte paksa freskia fizike. Mourinho mbrojti edhe treshen e lojtarëve që humbën penalltitë duke kujtuar se edhe Lionel Messi ka humbur penalltinë në një moment deçiziv. "Njerëzit nuk e harrojnë se edhe Messi humbi një penallti në një moment deçiziv dhe tre lojtarë tanë e humbën gjithashtu. Janë më të mirët padyshim. Ata janë si kafshët që vrapojnë dy orë e më pas dështojnë. Duan të luajnë derisa të vdesin. Kjo shkon drejt limiteve. Barcelona luajti të shtunën dhe u skualifikua”, tha ai. Sipas tij në finalen e Champions luan ekipi i pestë i Premier Ligës me ekipin e dytë të Bundesligës. "Ndryshova kalendarin në Itali dhe luaja të premten por këtu nuk i dëgjon njeri opinionet e mia”, tha Mou
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus