Kyresore » 2012 » Maj » 3 » Fiorentina shkarkon trajnerin, pasi grushtoj lojtarin (+VIDEO)
10:30 AM
Fiorentina shkarkon trajnerin, pasi grushtoj lojtarin (+VIDEO)
Udhëheqësit e klubit të Fiorentinës, kanë shkarkuar trajnerin Delio Rossi pasi që ai kishte sulmuar lojtarin e tij Adem Lajiqin, gjatë ndeshjes kundër Novaras kur u zëvendësua në minutën e 32.Lajiq kur shkoj në stol me sarkazëm ka përshëndet tani ish-trajnerin, i cili ishte aq i tërbuar sa që e sulmoi me grushte atë, ndërsa të gjithë në stolin e klubit ‘viola’ u përpoqën ta ndalonin atë."Për fat të keq ne jemi detyruar të marrim këtë vendim, ai ishte një incident serioz. Gjithkush prej nesh është i befasuar, pasi që ne e njihnim Rossin si një njeri të qetë. Ky ishte vendimi i fundit që ne është duhur të marrim, por ne besojmë se kjo është në të mirën e ekipit. Ne biseduam me të, ai ishte i gatshëm të kërkoj falje, por kështu është duhur të jetë", shkruante në deklaratën e Fiorentinës.

Ndërsa mesfushori sulmues serb pritet të ndëshkohet për provokimin e bërë ndaj trajnerit, por tani për tani nuk dihet se çfarë lloj dënimi e pret atë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus