Kyresore » 2012 » Maj » 5 » Fitojmë FA Cup për Di Matteo
6:29 PM
Fitojmë FA Cup për Di Matteo
Nuk do të jetë në Allian-Arena më 19 maj në finalen e Champions League përballë Bayern Munchen për shkak të kartonit të kuq marrë në ndeshjen me Barcelonën, por një finale këtë sezon do ta luajë edhe kapiteni i Chelsea, John Terry. "Di Matteo ka bërë një punë të shkëlqyer këto dy muaj në skuadër dhe trofeu i kupës nuk do t’i bënte aspak dëm. Nëse do të fitonim me Liverpuol pozitat e trajnerit do të forcoheshin akoma më shumë. Roberto nuk mendon për të ardhmen e tij, por ne i detyrohemi shumë. Prandaj, do të tentojmë që në Wembley t’i japim një bonus, tha John Terry, i cili foli dhe për finalen e Champions-it me bavarezët: "Nuk do e kem të vështirë ta shoh nga tribuna. Më mjafton vetëm që shokët të ngrenë trofeun".
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus