Kyresore » 2012 » Dhjetor » 6 » Fiton Bayerni (+VIDEO)
0:21 AM
Fiton Bayerni (+VIDEO)
Bayern Munichu ka regjistruar fitore prej 4-1 kundër BATE Borisovit për ta fituar Grupin F.
Mario Gomez e hapi takimin (22’), ndërsa Xherdan Shaqiri ishte arkitekti i golit. Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë.
Edhe pse mbetën me një futbollist më pak në pjesën e dytë, pas përjashtimit të Jerome Boateng (51’), bavarezët shënuan edhe dy herë me këtë inferioritet numerik.Thomas Mueller e dyfishoi rezultatin (54’), ndërsa Xherdan Shaqiri e shënoi golin e tretë, pasi Gomez ia ktheu favorin (66’).Në vazhdim edhe mysafirët mbetën me një futbollist më pak, pas përjashtimit të Denis Polyakov me kartonin e dytë të verdhë (69’).
David Alaba e shënoi golin e katërt (83’), ndërsa Egor Filippenko shënoi për nderin e mysafirëve (89’).Në takimin tjetër të Grupit F, Valencia e mposhti skuadrën franceze Lille me rezultat 1-0.Bayern Munichu kryeson grupin me pikë të barabarta me Valencian, ndërsa BATE do të luajë ne Europa League.PER TE SHIKUAR VIDEON KLIKO KETU
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus