Kyresore » 2012 » Prill » 15 » Fitore e vështirë për Barçën, - 4 nga Reali (+VIDEO)
6:10 AM
Fitore e vështirë për Barçën, - 4 nga Reali (+VIDEO)
Barcelona ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme dhe mjaft të vështirë në udhëtim me Levanten, 2-1. Por sërish një ndeshje e diskutueshme për shkak të penalltisë së dyshimtë që u akordua në pjesën e dytë në të mirë të Barcelonës.Të parët kaluan në epërsi vendasi në minutën e 23', ku përmes penalltisë shënoi Barkero. Në pjesën e dytë Barcelona ngulmoi për ndryshimin e rezultatit dhe ia arriti për 1-1, kur Messi shënoi pas një aksioni të bukur në minutën e 67'.Në minutën e 72' erdhi sërish casti i rëndësishëm për Barcelonën kur gjyqtari anësor penalizoi vendasit për një penallti të dyshimtë. Përtej kundërshtimeve e pakëaqësive të lojtarëve të Levantes, Messi ishte i saktë duke shënuar për 2-1. Me këtë fitore, Barcelona ruan distancën prej 4 pikëve pas Realit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus