Kyresore » 2012 » Maj » 16 » “Fjalët e Mourinhos nuk vlejnë asgjë”
7:15 PM
“Fjalët e Mourinhos nuk vlejnë asgjë”
Mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano, ka reaguar ndaj fjalëve të Jose Mourinhos, i cili ka thënë se 50 golat e Lionel Messit në La Liga nuk vlejnë asgjë.Trajneri i Real Madridit tha të martën se Topi i Artë këtë vit duhet t’i jepet Cristiano Ronaldos, 46 golat e të cilit ua sollën Mbretërve titullin e kampionit të Spanjës, ndërkaq theksoi se rekordi golashënues i Messit nuk vlen për asgjë, pasi Barca nuk e fitoi titullin.Megjithatë, Mascherano beson se bashkëkombësi i tij është favorit për ta fituar për të katërtën herë radhazi Topin e Artë falë lojës së tij dhe 72 golave të shënuar në të gjitha garat këtë sezon."Unë nuk i llogaris fjalët e Mourinhos. Nuk kam asgjë për të thënë”."Leo e meriton (Topin e Artë), sepse ka arritur një rekord që nuk është parë nga vitet e tridhjeta. Flasim për një njeri që ka thyer një rekord të mbajtur 70 apo 80 vite. Çfarë çmimi më i mirë mund t’i jepet sesa Topi i Artë?”, ka deklaruar mesfushori
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus