Kyresore » 2012 » Dhjetor » 14 » Flet Alonso: Messi më i mirë se CR7
2:47 PM
Flet Alonso: Messi më i mirë se CR7
Kur jemi pak javë para shpalljes së fituesit të "Topit të Artë 2012" e gjitha bota flet për duelin në distancë mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos dhe cili prej dy yjeve të futbollit botëror do të triumfojë në 7 janar.Larg këtij debati nuk mund të qëndronte as Fernando Alonso, piloti i Ferrarit në Formula 1. Edhe pse tifoz i Real Madrid spanjolli është shprehur se argjentinasi i Barcelonës është futbollisti më i mirë në botë.
"Unë jam një tifoz i Real Madrid, por nga ajo që kam parë në fushë, Messi është lojtari më i mirë në botë. Ai është më i zoti sesa Cristiano Ronaldo, si edhe Falcao. Ato që arrin të bëjë në fushë janë gjëra të jashtëzakonshme dhe këtë vit ka pasur një sezon të suksesshëm", u shpreh piloti i Ferrarit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus