Kyresore » 2012 » Maj » 17 » “Fly Emirates”, sponsori i ri i Relait të Madridit
8:47 PM
“Fly Emirates”, sponsori i ri i Relait të Madridit
Kompania ajrore nga Dubai, "Fly Emirates” në pesë vitet e ardhshme do të jetë sponsor i përgjithshëm i Real Madrid, tha presidenti "Klubit Mbretëror” Florentino Perez.Detajet financiare nuk janë zbuluar, por Perez tha se është i kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshjeje."Është e natyrshme që të dy markat kryesore globale (Emirates dhe Real Madrid) në fushat e tyre përkatëse të punës të bashkëpunojmë. Unë besoj se ky është vetëm fillimi i këtij bashkëpunimi,” tha Perez.Në promovimin e sponsorit të ri, i cili u mbajt në "Santiago Bernabeu”, morën pjesë të gjithë lojtarët madridlen, përveç trajnerit Jose Mourinho.Mourinho dëshmoi sot para Komisionit Disiplinor pas një ankesë në UEFA, për pezullimin e marrë për pesë ndeshje. Mou kishte komentuar gjykimin e ndeshjes së Ligës së Kampioneve, gjysmë-finalen me Barcelonën sezonin e kaluar dhe ishte dënuar nga Komisioni Diciplinor i UEFA-s.Kompania "Fly Emirates” ka nënshkruar këtë kontratë me "Los Blancos”, për të zgjeruar edhe më tej ndikimin e tij në botën e futbollit, pasi logoja e kësaj avio-kompanie është edhe tek këmishat Milanit, Arsenal dhe Paris Saint-Germain
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus