Kyresore » 2012 » Qershor » 11 » Formula 1, radha e Hamiltonit
0:26 AM
Formula 1, radha e Hamiltonit
Britaniku Lewis Hamilton (McLaren Mercedes) është fitues i garës së sotme për Çmimin e Madh të Kanadasë në Montreal, garës së shtatë të këtij sezoni në kampionatin e botëror të Formula 1. Vendi i dytë i takoi francezit Romain Grosjean (Lotus), kurse i treti meksikanit Sergio Perez (Sauber). Për Hamiltonin ishte kjo fitorja e 18-të në karrierë dhe e para këtë sezon. Vettel startoi i pari dhe ishte kryesues deri në rrethin e 16-të, kur hyri në boks për ndërrim të gomave. Kryesimin pastaj e mori Hamiltoni i deri në rrethin e 50-të (nga gjithsej 70 sish) e kontrollonte garën, por pas pit stopit ra në vendin e tretë, pas Alonsos dhe Vettelit, të cilët nuk hynë në pit stop, gjë që e shfrytëzoi mirë Hamilton, pasi kishte të bënte me dy garues të cilëve dukshëm u ishin shpenzuar gomat. 

Plasmani i përgjithshëm pas shtatë garave:

1. Lewis Hamilton 88

2. Fernando Alonso 86

3. Sebastian Vettel 85

4. Mark Webber 79

5. Nico Rosberg 67

6. Kimi Räikkönen 55

7. Romain Grosjean 53

8. Jenson Button 45

9. Sergio Perez 37

10. Pastor Maldonado 29

...

Konstruktorët:

1. Red Bull 164

2. McLaren Mercedes 133

3. Lotus 108

4. Ferrari 97

5. Mercedes 69

6. Sauber 58

7. Williams 44

8. Force India 28

9. Toro Rosso 6
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus