Kyresore » 2012 » Shkurt » 5 » Franca kërkon Arsen Venger
4:25 PM
Franca kërkon Arsen Venger
Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel La Gret, duket se ka vendosur që t’i japë lamtumirën trajnerit Loren Blank pas përfundimit të Euro 2012, ndërsa ka venë në majën e listës së prioriteteve emrin e Arsen Venger.Kontrata e Blank përfundon pas mbylljes së turneut dhe ish-trajneri i Bordo ka bërë të qartë se do të dëshironte të dinte cila do të ishte e ardhmja e tij para pjesëmarrjes në aktivitetin që zhvillohet këtë verë në Poloni dhe Ukrainë.Megjithatë, sipas një burimi të "Le JDD”, La Gret ka vendosur tashmë që të mos i ofrojë një kontratë të re trajnerit dhe ka përzgjedhur teknikun e Arsenalit si personin e duhur për të marrë këtë detyrë të rëndësishme.Gazeta franceze bën të ditur se vendimi i La Gret ka ardhur pasi ai është shqetësuar nga pavarësia e Blank ashtu si edhe numri i madh i stafit të tij, që paguhet shumë më tepër se në çdo kombëtare evropiane.
Për më tepër, ai mendon se Blank po ndihmon në mënyrë aspak etike menaxherin e tij Zhan-Pierr Bern, pasi kohët e fundit ka afruar në kombëtare kryesisht lojtarë që menaxhohen nga ky i fundit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus