Kyresore » 2012 » Qershor » 11 » Francë-Angli, mendimet e ekspertëve
12:45 PM
Francë-Angli, mendimet e ekspertëve
Ekspertët e basteve sportive të "William Hill” i japin një avantazh minimal Francës në ndeshjen përballë Anglisë, por si asnjëherë më parë në këtë turne, skuadrat shihen shumë pranë njëra-tjetrës.Fitorja e Francës kuotohet 2.5 përballë asaj 3.2 të Anglisë, koeficiente të cilët zakonisht tregojnë barazpeshë dhe diferencë shumë të vogël mes dy ekipeve.Sipas koeficienteve më të ulët të vendosur, rezultati më i mundshëm është fitorja 1-0 e Francës, që kuotohet 6, e ndjekur nga dy barazimet 0-0 dhe 1-1 që kuotohen 6.5 nga kjo kompani e famshme ndërkombëtare. Fitorja minimale e Anglisë 1-0 kuotohet 7, ndërsa çdo rezultat tjetër mes këtyre dy skuadrave mban koeficientin 11 apo më lart, duke treguar se do të jetë e vështirë që në këtë sfidë të ketë më shumë se tre gola.Përsa i përket shënuesve, basti më i sigurt që një lojtar të gjejë rrugën e rrjetës është emri i sulmuesit të Francës, Karim Benzema, i cili kuotohet me koeficientin 2.5, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Olivier Zhirud me 3.Nga ana e ekipit anglez, Endi Keroll është lojtari më i mundshëm për të gjetur rrugën e rrjetës, me koeficientin 3, ndërsa Jang e Defo kanë të dy koeficientin 3.75 për të përfunduar në listën e golashënuesve të kësaj sfide.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus