Kyresore » 2012 » Mars » 3 » Francë-Shqipëri mposht Gjermani-Francë
5:47 PM
Francë-Shqipëri mposht Gjermani-Francë
Sfida e "gjelave” me kuqezinjtë, më e ndjekur se miqësorja e luksitMiqësorja e luajtur të mërkurën në Bremen, ndërmjet Gjermanisë dhe Francës, ishte një prej pak sfidave të luksit të zhvilluara në mesjavë.Pavarësisht se ky ishte një duel i madh dhe i pritur në të gjithë kontinentin, ndërmjet dy prej skuadrave që pretendojnë të fitojnë Europianin 2012, fakti interesant është se ndeshja Gjermani-Francë, kishte më pak shikues se ndeshja e 7 tetorit 2011, ku "gjelat” e Loren Blank mposhtën 3-0 Shqipërinë, në Grupin D kualifikues.Raportit i publikuar për shikueshmërinë e televizioneve në Francë ka zbuluar të dhëna vërtet interesante. Në këtë mënyrë, ndeshja ndërmjet Gjermanisë dhe Francës, ku transalpinët fituan 2-1, duke mbetur të pamposhtur përballë "Pancerave” në 18 vitet e fundit, ka tërhequr më pak shikues së sfida e luajtur në Paris me përfaqësuesen kuqezi, të drejtuar në atë periudhë nga Josip Kuzhe.Për miqësoren me Gjermaninë, televizioni francez "TF1” regjistroi një shikueshmëri prej 6 milionë e 489 mijë teleshikuesish. Ndërkohë, takimi i luajtur ndërmjet Francës dhe Kombëtares shqiptare ishte ndjekur nga mbi 7 milionë francezë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus