Kyresore » 2012 » Dhjetor » 7 » Futbollistët më të shtrenjtë në botë
2:04 PM
Futbollistët më të shtrenjtë në botë
Messi është futbollisti me vlerën më të lartë të merkatos në botë, sipas një studimi të realizuar nga një agjensi braziliane vlerësimesh financiare.
Në publikimin e së premtes, sipas agjensisë "Pluriconsultoria”, vlera reale e Messit në treg është prej 140 milionë eurosh.Megjithatë, është e qartë që nëse Barcelona do të vendoste të nxirrte në shitje argjentinasin, fitimet mund të ishin shumë më të larta.Përsa i përket Cristiano Ronaldos, futbolollistit të dytë më të shtrenjtë në botë, interesant fakti se sipas vlerësimeve, Reali e ka vlerë atë me çmimin real të tregut.
 I blerë nga Manchester United për 94 milionë euro, portugezi vlerësohet realisht me 96,3 mln euro.Në këtë renditje, Iniesta renditet i treti me 68,4 mln euro, i ndjekur nga Ëayne Rooney, 60,2 mln. Në këtë renditje, rritjen më të madhe e ka pasur Radamel Falcao, i cili nga vendi i 40 në vitin 2011, është ngjitur i pesti, me një vlerë reale tregu prej 56,1 milionë euro.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus