Kyresore » 2012 » Maj » 2 » Galatasaray në garë për Sahinin
5:02 PM
Galatasaray në garë për Sahinin
Skuadra turke Galatasaray po përgatit ofertën për shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Nuri Sahin, shkruan "Marca" të martën. Trajneri i Galatasarayt, Fatih Terim, e sheh Sahinin si përforcim të mirë për edicionin e ardhshëm kur ekipi turk do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve. Sahin nuk është i kënaqur me minutazhin e tij te Reali dhe më herët pati shprehur gatishmërinë për t'u larguar nga "Santiago Bernabeu". Ai ka kontratë me Realin deri në vitin 2015, kurse në radhët e kësaj skuadre ishte transferuar vitin e shkuar nga Borussia Dortmundi. Galatasaray është i gatshëm të ofrojë 12 milionë euro për Sahinin që kërkohet edhe nga Wolfsburgu e Interi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus