Kyresore » 2012 » Dhjetor » 20 » Galiani tregon prapaskenat për Pato, Robinjo e Ibra
1:20 PM
Galiani tregon prapaskenat për Pato, Robinjo e Ibra
Administratori i Milanit, Adriano Galiani, ka bërë bilancin e situatës që po përjeton Milani, sidomos përsa i përket merkatos, ku bëhen gjithmonë e më të forta zërat për largimin e Robinjos dhe Patos. Drejtuesi i kuqezinjve e ka pranuar një hipotezë të tillë,duke bërë të qartë se nëse largohen të dy, atëherë Milani do të kthehet në merkato për një sulmues."Do të bëj maksimumin për të mbajtur Robinjon, por nuk e them me siguri. Për Paton ka oferta, do të shohim si do të përfundojnë ngjarjet. Nëse do të ikë vetëm njëri nga sulmuesit, nuk do të marrim futbollist tjetër për repartin e avancuar, nuk duam t’i mbyllim hapësirat për Niang. Nëse largohen të dy, atëherë do të kthehemi në merkato. Por nuk është e mundur që të marrim Drogba, e as Pastore. Ia kërkuam këtë të fundit PSZH-së, por nuk na e jep”.

"Robinjo nuk ka asgjë kundër Milanit, nuk është se do të largohet nga klubi, ai thjesht dëshiron të kthehet të jetojë në vendlindje. Por unë do të bëj maksimumin ta bind të qëndrojë me ne”, tha administratori i kuqezinjve, i cili në fund ka shpjeguar se si largimi i emrave të njohur ka ndihmuar Stefan El Sharauin të kthehet në yllin e vërtetë të Milanit.

"Vitin e kaluar kisha frikë se mos përfundonte te ndonjë klub tjetër ndaj gjeta presidentin e Xhenoas në një restorant dhe firmosëm atje. Ne kishim guximin të bënim një investim të rëndësishëm pasi për të shpenzuam 5 milion euro dhe gjysmën e kartonit të Merkel. Por El Sharaui përfaqëson Milanin, është në një linjë me atë që mendon klubi dhe presidenti, ai është e ardhmja. Nuk do të kishte shpërthyer nëse njëri mes Ibrahimoviç dhe Kasano do të kishte qëndruar te ne. Antonio luante në pozicionin e tij, ndërsa Ibra ishte një kanibal, do ta "hante”. El Sharaui ka shpërthyer sepse iu krijua hapësira, ka bërë 20 gola deri tani”, deklaroi administratori i Milanit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus