Kyresore » 2012 » Tetor » 14 » Galliani: Milani nuk shitet
9:28 AM
Galliani: Milani nuk shitet
Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka mohuar spekulimet se klubi synon të shesë një numër aksionesh për investitorë rusë dhe atyre nga Katari.Në javët e fundit thuhej se presidenti Silvio Berlusconi planifikon të shesë klubin që e udhëheq nga viti 1986.Por, Galliani ka insistuar se klubi nuk është në bisedime me asnjë investitor rreth mundësisë së shitjes së aksioneve."Nuk ka negociata për shitjen e aksioneve të Milanit, me arabë apo investitorë rusë. Thjesht nuk ka kurrfarë lloj negociatash”, deklaroi Galliani për Sportitalia.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus