Kyresore » 2012 » Maj » 25 » Galliani, takim sekret për Sahin
12:58 PM
Galliani, takim sekret për Sahin
Nuri Sahin është një prej talenteve më premtues të Evropës dhe dëshira e Milanit për merkaton e verës. Ylli turk i Real Madrid u transferua në La Liga pasi fitoi kampionatin gjerman me Borussia Dortmund gjatë sezonit 2010-2011. Por përveç "Djallit", mesfushori turk pëlqehet edhe nga Interi i Andrea Stamaccionit. Kështu, gjatë ditëve në vazhdim, parashikohet një derbi në merkato mes dy klubeve milaneze. Dje menaxheri i mesfushorit turk, Reza Fazeli, ka mbërritur në Milano dhe në mbrëmje ka darkuar me Administratorin e Deleguar të Milanit, Adriano Galliani. Numri dy i Milan është parë tepër i lumtur teksa dilte nga restoranti, edhe pse nuk ka thënë asnjë fjalë përballë gazetarëve. Por, menaxherit të mesfushorit turk i kanë shpëtuar disa fjalë lidhur me këtë takim.

"Milanit i pëlqen Sahin. Ne nuk kemi folur ende me Realin, por gjatë këtyre ditëve do të merremi edhe me këtë problem. Nuri është transferuar te Real Madridi për shumën e 10 milionë eurove dhe, nëse një klub kërkon të paguajë po këtë shifër, ai mund edhe të largohet nga Spanja", u shpreh agjenti i Nuri Sahin.

Më e qartë se kaq nuk mund të bëhej, prandaj gjithçka mbetet në duart e klubeve që e duan në skuadër.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus