Kyresore » 2012 » Shkurt » 3 » Gangsterët dhe lojtarët e “Real Madridit”
6:52 PM
Gangsterët dhe lojtarët e “Real Madridit”
Revista spanjolle "Interviu” ka dal me një shkrim bombastik ku akuzon disa nga lojtarët e Real Madridit për lidhje me rrjetin mafioz kolumbian përkatësisht kreun e këtij rrjeti, mafiozin kolumbian Lauro Sanchez Serrano.Serrano është njëri nga mafizoët më të mëdhenjë në botë pasi që llogaritet si njëri ndër bartësit më të mëdhenj të drogës në botë, ku më parë i ishin sekuestruar 276 kg kokainë, 27 milion euro të konfiskuara dhe makina me shtëpi në vlerë prej 200 milion eurove.Emrat e Cristiano Ronaldos, Gutit, Diarras, Raul Gonzalez dhe Kun Agueros janë emra të lakuar të futbollistëve të cilët raportohet se kanë patur kontakte të vazhdueshme me gangsterin kolumbian.Raportohet se një ditë pasi që Cristiano Ronaldo ka nënshkruar me Real Madridin, portugezi e ka thirrur ne telefon Serranon të cilit i ka kërkuar që të ia gjejë një shtëpi në Madrid. Serrano si mik i ngushtë i Ronaldos thuhet ti ketë thënë se do të siguroj shtëpinë, nusen, makinën dhe çfarëdo që dëshiron.Edhe Raul Gonzales thuhet të ketë raporte të mira me Serranon pasi që me ftesë të tij Serrano thuhet të ketë qenë pjesëmarrës në stadiumin Mestalla për të ndjekur ndeshjen e Kupës së Mbretit.”Interviu” nuk ndalet me kaq pasi që bazuar në disa dokumente lakon emrat e futbollistëve të Real Madridit edhe në "bizneset” me drogë me Serranon. Megjithatë mediat spanjolle priten të mirren shumë me këtë shkrim bombastikë që "Interviu” e publikoj bazuar në disa dokumente të saj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus