Kyresore » 2012 » Qershor » 16 » Gattuso nënshkruan për Sion
1:51 PM
Gattuso nënshkruan për Sion
Pas 14 viteve nën fanelën e Milanit, Gennaro Gattuso ndërron ngjyra. Mesfushori italian ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me skuadrën e Sionit në Zvicër. Nuk jepen detajet e kontratës së nënshkruar nga të dyja palët. Klubi zviceran mjaftohet me njoftimin për transferimin zyrtar të Gattuso-s, pa bërë me dije hollësitë apo pagesa që italiani do të përfitojë në klubin e miliarderëve."Do të ndihmoj skuadrën time të re që të fitojë kampionatin", ishte deklarata e parë e Gattuso-s miliarderëvepas rënies dakort me zviceranët.
Transferimi në kampionatin zviceran i jep fund zërave për një kalim të tij, herë tek miliarderët rusë të Anzhit, ku do t’i bashkangjitej Eto’o, herë në Gadishullin Arabik apo në Shtetet e Bashkuara.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus