Kyresore » 2012 » Gusht » 27 » Getafe mund Realin (+VIDEO)
11:38 PM
Getafe mund Realin (+VIDEO)
Real Madrid është mundur nga Getafe në ndeshjen e javës së dytë të kampionatit dhe që tani e sheh veten 5 pikë larg Barcelonës, rivales së saj kryesore për titull.Skuadra e drejtuar nga Zhoze Murinjo ka pësuar një disfatë të papritur edhe për faktin se po kryesonte takimin qetësisht pas golit të Higuan në pjesën e parë, ndërsa vendasit nuk i kishin krijuar shumë probleme prapavijës së kampionëve të Spanjës.Por në pjesën e dytë, Getafe zgjohet nga gjumi dhe fillimisht barazon me Valera, ndërsa më pas është Barrada që në minutën e 74-t shënon golin që kalon në avantazh skuadrën e tij.Pavarësisht tentativave në minutat e fundit të madrilenëve për të mos dalë të mundur nga kjo ndeshje, rezultati nuk ndryshon dhe ata pësojnë kështu humbjen e parë në kampionat që komplikon disi luftën për titull duke parë edhe formën jo të mirë që po kalon aktualisht Kristiano Ronaldo.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus