Kyresore » 2012 » Qershor » 12 » Giroud një hap larg Arsenalit
6:28 PM
Giroud një hap larg Arsenalit
Arsenal janë afër për të rënë dakord me kushtet e Montpellier për sulmuesin Olivier Giroud."Daily Mail” shkruan sot se Arsenal janë afër për të rënë dakord që të nënshkruajnë një marrëveshje me sulmuesin e Francës, Giroud, një veprim i cili do të rrisë spekulimet se holandezi Robin van Persie do të largohet gjatë kësaj vere.Sulmuesi francez ishte një ndër lojtarët kryesor në fitimin e titullit të ligës së Francës sezonin e kaluar nga ana e Montpellier, pasi që ka shënuar 25 gola dhe kështu mund ti bashkohet transferimit të kohë mëparshëm Lucas Podolskit.Giroud, i cili është vlerësuar 13 milionë funte nga klubi i tij, është një sulmues po thuajse i ngjashëm me holandezin, Van Perisen, pasi që edhe ai luan me këmbën e majtë dhe ka përgatitje fizike të njëjtë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus