Kyresore » 2012 » Qershor » 24 » Gjermanët të brengosur, e kanë një spiun në kamp
11:42 AM
Gjermanët të brengosur, e kanë një spiun në kamp
Trajneri i Gjermanisë, Joachim Loew, është duke tentuar të zbulojë një spiun që ndodhet në kampin e tij. Ka dyshime që spiuni po ia jep të gjitha të dhënat mediumeve gjermane për përbërjen startuese të Gjermanisë në "Euro 2012". Një ditë pasi që Gjermania mposhti Greqinë me rezultatin 4:2 dhe nxori biletën për në gjysmëfinale, mesfushorët ofensivë Marco Reus e Andre Schuerrle kanë treguar se Loew është ndarë i pakënaqur që përbërja startuese e tij është publikuar në media disa orë para fillimit të ndeshjes çerekfinale që u zhvillua të premten. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe në ndeshjet e fazës grupore.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus